Përzgjedhësi i Italisë pret që kuqezinjtë të mbushin stadiumin në Palermo

Përzgjedhësi i Italisë pret që kuqezinjtë të mbushin stadiumin në Palermo

20 mars 2017 17:25

Përzgjedhësi i Italisë, Giampiero Ventura, ka lavdëruar përkrahjen që tifozët kuqezi i japin kombëtares shqiptare në ndeshjet e futbollit.

Duke folur në konferencën për media, para ndeshjes Itali – Shqipëri, që do të zhvillohet të premten në Palermo, Ventura thotë se pret që stadiumi të jetë i mbushur me shqiptarë.

“Unë nuk i zgjedh stadiumet. S’jam përfshirë kurrë në këto gjëra. Isha i pranishëm në Genoa dhe më pas në Marseille kur luajtën me Francën dhe tri e katërta e fansave ishin shqiptarë. Supozoj se do ta mbushin edhe Palermon”, ka thënë ai.

Ndeshja e së premtes është e vlefshme për Grupin G kualifikues për Botërorin 2018.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme