Reali interesohet për Schmeichelin

Reali interesohet për Schmeichelin

20 mars 2017 17:12

Real Madridi raportohet se është duke konsideruar të transferojë gjatë verës portierin e Leicesterit, Kasper Schmeichel.

Numri një aktualisht te Real Madridi, Keylor Navas, ka humbur besimin e tifozëve javëve të fundit, pavarësisht se trajneri Zinedine Zidane ka shprehur hapur përkrahjen për të.

Mësohet se Reali dëshiron një portier të ri dhe David De Gea i Manchester Unitedit e Hugo Lloris i Tottenhamit mbeten në maje të prioriteteve. Sipas “A Bola”, dy klubet angleze kanë hedhur poshtë menjëherë largimet e futbollistëve të tyre, ndërsa tani Real Madridi ka hedhur sytë kah Schmeicheli, që është një nga më të dalluarit e Leicesterit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme