Unitedi tenton t’ia rrëmbejë Sanchezin Cityt

Unitedi tenton t’ia rrëmbejë Sanchezin Cityt

11 janar 2018 13:48

Manchester Unitedi ka bërë ofertë për transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali pasi Jose Mourinho po tenton t’ia shuajë shpresat Manchester Cityt në garën për kilianin.

Sanchezi tashmë është pajtuar me kushtet personale me Cityt që i ka ofruar 250 mijë funte në javë, derisa Arsenalit i ka ofruar 20 milionë për shërbimet e 29-vjeçarit. Arsenali ende nuk i është përgjigjur ofertës, por The Guardian raporton se Unitedi ka hyrë në garë për të duke ofruar 25 milionë funte.

Me këtë propozim Sanchezi do të fitonte më shumë sesa ka ofruar City, ndërsa Arsenalit ia ka mundësuar transferimin e Henrikh Mkhitaryanit, por paga e lartë e armenit ka bllokuar këtë mundësi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme