Murray mbetet në krye, Federer ngritet në klasifikimin e ATP

Murray mbetet në krye, Federer ngritet në klasifikimin e ATP

20 mars 2017 15:39

Roger Federer ka fituar katër pozicione, duke shkuar në vendin e gjashtë në klasifikimin ATP publikuar të hënën, pas fitores së tij në Masters 1000 në Indian Wells, duke e lënë rivalin e tij historik Rafael Nadal në vendin e 7-të.

Finalist në Indian Wells, Stan Wawrinka vazhdon të jetë në vendin e 3-të, pas Andy Murray, q ë është i pari, pavarësisht eliminimit të tij në këtë turne dhe Novak Gjokoviq, i cili është i dyti, transmeton KP.

Klasifikimi ATP i 20 marsit 2017 është:

1. Andy Murray (ANG) 12.005 pikë

2. Novak Gjokoviq (SER) 8.915

3. Stan Wawrinka (ZVI) 5.705

4. Kei Nishikori (JAP) 4.730 (+1)

5. Milos Raonic (KAN) 4.480 (-1)

6. Roger Federer (ZVI) 4.305 (+4)

7. Rafael Nadal (SPA) 4.145 (-1)

8. Dominic Thiem (AUT) 3.465 (+1)

9. Marin Cilic (KRO) 3.420 (-2)

10. Jo-Wilfried Tsonga (FRA) 3.310 (-2)

Komentet

Shto koment

Të ngjashme