Sport

Reali barazon me Numancian, por vazhdon tutje në Kupë

Real Madridi ka barazuar, 2-2, në ndeshjen e sotme të 1/8 së finales së Kupës së Mbretit ndaj Numancia.

Përkundër barazimit të sotëm, Los Blancos vazhdojnë tutje pasi në ndeshjen e kaluar kishte fituar me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Dy golat për Realin i shënoi Lucas, në minutat 10 dhe 59, kurse të dy golat për Numancian i shënoi Guillermo, në minutat 45 dhe 82.