Sport

Ribery: Kam edhe 5 muaj kontratë, por kam mundësi të tjera

Descriptive Text

Franck Ribery në një intervistë për mediat gjermane ka folur për të ardhmen e tij.

Kontrata e francezit me Bayern Munich skadon në verën e këtij viti dhe e ardhmja e Riberys mbetet në pikëpyetje, transmeton Supersport.

“Jam një profesionist dhe jam gjithmonë i përqendruar. Kam ende edhe 5 muaj kontratë por kam edhe shumë mundësi të tjera. Jam i lumtur që jam kthyer nga dëmtimi, po luaj mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe për skuadrën”, deklaroi Ribery.