Sport

Mkhitaryan mund të rikthehet te Dortmundi

Futbollisti armen, Henrikh Mkhitaryan nuk po kalon kohë të mira te Manchester United.

Mkhitaryan lë të hapur mundësinë që të kthehet te Borussia Dormtund gjatë këtij afati kalimtar.

Reprezentuesi armen, ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho dhe nuk pajtohet me faktin që të qëndrojë në bankën rezervë.

Mkhitaryan ka startuar në vetëm 11 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe vetëm në dy takime ai ka luajtur përgjatë 90 minutave dhe në të dy rastet ka qenë Liga e Kampionëve, transmeton kp. 

Sipas Independent, lojtari ka shfaqur dëshirën të kthehet te Dortmundi ashtu si edhe klubi gjerman që e do atë sërish në ekip, por problem mbetet paga e tij e lartë tek United prej 120.000 funtesh në javë.

Megjithatë më shumë e mundshme duket që Mkhitaryan ta mbyllë stinorin në Old Trafford, para se të largohet përfundimisht nga atje gjatë verës.

28-vjeçari është transferuar te Manchester United në vitin 2016, pikërisht nga Dortmund.