Sport

Napoli arrin marrëveshje për yllin e Ajaxit

Raportohet se Napoli ka siguruar shërbimet e anësorit të Ajaxit, Amin Younes.

Tuttomercatoweb raporton se Younes është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me liderin e Serie A me ç’rast do të përfitojë 1.5 milionë euro, transmeton Koha.net.

Megjithatë ende nuk ka arritur marrëveshje me Ajaxin, përderisa po tenton ta blejë në këtë afat kalimtar 24 vjeçarin, dhe nëse dështon ta transferojë në këtë afat kalimtar atëherë ai do të bashkohet me Napolin si transfer i lirë.