Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregullore.
Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.
10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018
1. Laura Fazliu - Xhudo
2. Shpat Zekaj - Xhudo
3. Yll Cenaj - Karate
4. Drilon Syla – Mundje
5. Shpejtim Bajoku - Boks
6. Erdonis Maliqi – Boks
7. FatonShurdhaj – Skitari
8. Leart Osmanaj – Atletikë
9. Kreshnik Mahmuti - Pingpong
10. Drenis Mala – Shigjetari