Drejtuesit e ekipit Paris Saint-Germain kanë bërë të ditur se nuk e kanë kontaktuar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala për ta transferuar në fund të këtij edicioni.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, për mediumet franceze ka thënë se Dybala nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ka shumë lojtarë të mirë në Serie A dhe nuk është vetëm Dybala. Nëse do të na interesonte, atëherë do ta kishim kontaktuar Juventusin. Por, Dybala nuk është në planet tona", është shprehur Al-Khelaifi, shkruan Koha Ditore.
Dybala, 24-vjeçar, ka gjasa të mëdha të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni, pasi ekipi italian i ka caktuar çmimin prej 150 milionë eurosh. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka realizuar 17 gola në 24 paraqitje në të gjitha garat.