Sport

Bolt siguron provat te Borussia Dortmundi

Usain Bolt gjithmonë ka pasur ëndrra në lidhje me futbollin. Sprinteri i famshëm nga Xhamajka haptazi ka pranuar se gjithmonë ka pasur në mendje të bëhet futbollist.

Madje ka thënë se pas përfundimit të karrierës në atletikë planifikon të ndjekë karrierën në futboll. Dhe duket se karriera e tij në këtë sport kolektiv do të nisë në muajin mars të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Bolt ka konfirmuar se do të shkojë në prova te skuadra e Bundesligës, Borussia Dortmund që ia ka dërguar ftesën për muajin mars. Provat janë siguruar nga kompania e veshmbathjeve sportive "Puma" që sponsorizon si Boltin ashtu edhe Dortmundin.

Angazhimi i Boltit në futboll është diskutuar për një kohë të gjatë dhe duket se tashmë do të ndodhë ajo që xhamajkani gjithmonë kishte ëndërruar - të bëhet futbollist... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)