Sport

Real Madridi, një anije që po fundoset nga java në javë

Descriptive Text

Futbollistët e Real Madridit përfundimisht kanë humbur shpresat për titullin e kampionit në La Liga, pasi kanë ndjenjën se janë "ekuipazh i një anijeje që po fundoset".

Barazimi i fundit 2:2 në udhëtim ndaj Celta Vigos ka bërë që Real Madridi të ngecë plot 16 pikë ndaj Barcelonës, që është lidere dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit, shkruan Koha Ditore.

Të dielën mbrëma Reali ishte në avantazh deri në tetë minutat e fundit të ndeshjes, falë golave të Gareth Bale. Por Celta arriti që të ndalë një pikë dhe të fundosë edhe më shumë Realin. Madrilenët kanë tubuar 32 pikë dhe renditen në pozitën e katërt në tabelë. Janë edhe prapa Valencias (37) e Atletico Madridit (39).

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka asnjë shpjegim në lidhje me paraqitjet e ekipit të tij, edhe pse këtë vit ka paralajmëruar se ekipi nuk guxon të bëjë hapa fals. Për Realin kjo ishte ndeshja e dytë rresht pa fitore në kampionat pas humbjes në shtëpi nga Barcelona (3:0) gjatë muajit të shkuar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)