Sport

Shqipja dominon në klubin më të madh zviceran

Mesfushori Bujar Lika të hënën i është bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës në futboll, Grasshoppers. 25-vjeçari kështu vetëm ka rritur "koloninë shqiptare" në klubin bindshëm më të suksesshëm në histori të futbollit zviceran.

Janë plot shtatë lojtarë shqiptarë te klubi nga qyteti i Zuerichut, që ka 27 tituj të Zvicrës e 19 kupa të këtij vendi.

Lika te Grasshoppersi ka gjetur mbrojtësit Alban Pnishi e Arijan Çollaku, mesfushorët Mërgim Brahimi e Nedim Bajrami dhe sulmuesit Florian Kamberi e Albion Avdijaj, shkruan Koha Ditore.

Lika pjesën e parë të edicionit e ka kaluar te Schaffhauseni i kategorisë së dytë. Në kategorinë e dytë zvicerane ka luajtur tre vjet te Wohleni, ndërsa ka edhe katër edicione te ekipi U-21 i Luzernit, në kategorinë e tretë zvicerane. Ai ka firmosur për gjashtë muaj me mundësi të vazhdimit të kontratës.

"Jam shumë i lumtur që kam firmosur me Grasshoppersin", ka thënë Lika. Ai te skuadra me nam e Zvicrës gjen trajnerin Murat Yakin, me të cilin punoi edhe te Schaffhauseni... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)