Sport

Juve gati për të transferuar Ozilin

Juventusi është gati që të transferojë Mesut Ozilin, nëse ylli i Arsenalit nuk dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit në janar, shkruan Corriere dello Sport.

Ozil mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe është lidhur me një bashkim me ish-trajnerin Jose Mourinho te Manchester Unitedi.

Gjithsesi, nëse ky transfer nuk ndodh, Juve është i gatshëm të bëjë ofertën e vet dhe t’i ofrojë atij shansin që të luajë në një ligë të re.