Can në verë, si transferim i lirë te Juventusi Foto: Reuters

Can në verë, si transferim i lirë te Juventusi

08 janar 2018 14:44

Juventusi dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje paraprake për mesfushorin Emre Can. Mesfushorit të “Të Kuqve” i përfundon kontrata në fund të këtij edicioni dhe rinovimi nuk është bërë ende, kështu që ai mund të transferohet te kampioni italian si transferim i lirë, raporton KTV.

Të dyja skuadrat janë duke biseduar për kushtet dhe gjatësinë e kontratës dhe janë dy opsione, për katër vjet me opsion vazhdimi të një viti tjetër, ose thjeshtë pesë vjet kontratë me “Zonjën e Vjetër”.

Marrëveshja mund të bëhet zyrtare në javët që vijnë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme