Cagliari i kërkon falje Matuidit

Cagliari i kërkon falje Matuidit

08 janar 2018 14:13

Cagliari i ka kërkuar falje mesfushorit të Juventusit, Blaise Matuidi, pasi ai ka thënë se është fyer në baza raciste gjatë përballjes mes dy skuadrave të shtunën.

Matuidi ka shkruar në një postim në “Facebook” pas fitores 1:0 të Juventusit ndaj Cagliarit, për të shpjeguar fyerjet raciste që ka marrë, ndërsa Cagliari në Twitter i ka kërkuar falje personalisht Matuidit.

“Ti je një lojtar i madh dhe një shembull për lojtarët e rinj. Ne duam të të kërkojmë falje nëse je fyer në ‘Sardegna Arena’ për shkak të ngjyrës së lëkurës tënde. Racizmi nuk ka fare të bëjë me njerëzit e Sardenjas. Vetëm injoranca mund të shpjegojë sjelljen e tillë. Respekt për ty”, është shkruar në mesazhin e Cagliarit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme