Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaçe afër transferimit te gjiganti grek

Ergys Kaçe me destinacion Athinën. Mesfushori shqiptar i PAOK-ut që nuk po gjen më hapësira në radhët e suadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos.

Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën por edhe Dimitris Konstantinidis.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër. Për momentin palët po diskutojnë mundësinë kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50 %.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë euro për të tre emrat e sipërpërmendur, transmeton Supersport.

Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të rihynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.