Peruja është kampione në fuqi e botës në futboll. Titullin e ka fituar më 31 gusht, kur e mposhti 2:1 Bolivinë. Titullin e ka mbrojtur pesë herë prej atëherë, ndërsa mbrojtjen e radhës e ka më 23 mars, kur e luan ndaj Kroacisë.
Titulli i kampionit i Perusë nuk është ai i vërteti, të cilin e mban Gjermania, e që e ka fituar në botërorin e vitit 2014 në Brazil, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTitulli i Perusë është i veçantë. I librave. I llogarive. Peruja është kampione jozyrtare e botës në futboll.
Është ky një lloj titulli që del nga një kalkulim i veçantë i rezultateve të ndeshjeve të futbollit. Bazë e ka sistemin nokaut. Nëse Perunë si kampione e botës e mposht Kroacia, atëherë Kroacia do të fitojë titullin e botës. Natyrisht atë jozyrtar dhe do ta mbajë për aq kohë sa nuk pëson humbje. Titullin do ta humbasë me humbjen e parë.
Titulli jozyrtar i botës në futboll është formalizuar dhe është publikuar në vitin 2003 nga gazetari anglez Paul Brown. Por ideja është shumë më e moçme.
Është e tifozëve të Skocisë që ishin tallur në llogari të Anglisë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).