Sport

Bonucci: Fillim fantastik i vitit

Pas fitores nga Crotone mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci ka thënë se nuk s’ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin 2018.

Rossonerët arkëtuan pikët e plota duke e mposhtur Crotonen me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

“Ajo çfarë ka rëndësi është shpirti që treguam në pjesën e parë dhe dëshirën për të vuajtur së bashku gjatë dhjetë minutave të fundit. Viti i ri s’mund të fillonte më mirë”, ka thënë Bonucci, raporton Football Italia.