Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shoshi transferohet te klubi lituan

Klubi Pieno Zvaigzdes ka zyrtarizuar transferimin e Lis Shoshit nga Sigal Prishtina.

Përfaqësuesi i Kosovës, Shoshi, ka kaluar te klubi lituan së bashku me Osvaldas Olisevicius nga Gjermania. Të dy, vijnë si përforcime për klubin që nuk ka kaluar në formë të mirë këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Faqja “Sportando” shkruan se 23-vjeçari Shoshi, përfaqësoi Kosovën në Kualifikimet europiane për Botërorin 2019 dhe se kishte paraqitje të mirë ndaj Lituanisë në muajin nëntor, duke realizuar 10 pikë, katër kërcime e dy bllokada.

“Shtatlarti kishte një ndeshje edhe më të mirë kundër Hungarisë, duke realizuar ‘double-double’ me 16 pikë e 11 kërcime”, shkruan “Sportando”.