Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça u kthehet fitoreve, mbetet hije e Realit

Barcelona i është kthyer fitoreve, pas humbjes në xhiron e shkuar nga Deportivo La Coruna.

4 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit me Valencian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mangala kaloi i pari Valencian në epërsi, ndërsa Luis Suarez e Leo Messi kthyen epërsinë te Barcelona. Munir El Haddadi barazoi gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Messi me golin e dytë personal dhe një tjetër gol i Andre Gomesit vulosën fitoren e Barçës.

Katalonasit tani kanë 63 pikë, dy më pak se Reali që prin në tabelë. Madrilenët kanë një ndeshje më pak më të zhvilluar.