Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Djali i David Silvas në luftë për jetën

Mesfushori spanjoll, David Silva ka zbuluar arsyen pse ka munguar në këtë periudhë.

Silva ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Manchester Cityt para se të kthehej mbrëmë në fitoren ndaj Watfordit, 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola i ka dhënë leje që sërish të kthehet te familja dhe të vazhdojë të kujdeset për familjen.

E vërteta është se gruaja e Silvas, ka lindur një djalë para kohe dhe foshnja është duke luftuar për jetën dhe Silva është lejuar nga klubi t’i qëndrojë pranë familjes në këtë periudhë shumë të vështirë për ta.

Silva përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar për gjendjen e të birit të tij, transmeton kp.

“Dua t’u falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe lutjet që kam marrë në javët e fundit dhe një falënderim të veçantë, për bashkëlojtarët, menaxherin dhe gjithë klubin që kanë pasur mirëkuptim për situatën time”, ka shkruar ai.

“Gjithashtu dua të tregoj për lindjen e birit tim Mateo, i cili ka lindur shumë para kohe dhe është duke luftuar nga dita në ditë së bashku me ndihmën e stafit mjekësor”, ka shkruar Silva.