Zyrtare: Maliq Beluli largohet nga Vllaznia e Pozheranit

Zyrtare: Maliq Beluli largohet nga Vllaznia e Pozheranit

03 janar 2018 20:49

Futbollisti nga Gostivari, Maliq Beluli ka konfirmuar largimin nga klubi i Superligës, Vllaznia e Pozheranit.

Ai ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët, shtabin teknik e në veçanti tifozët “Tigrat”, transmeton Koha.net.

“Faleminderit pozheranas, faleminderit KF Vllaznia. Nga sot edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit KF Vllaznia nga Pozherani. Më lejoni që nga ky postim të falënderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë përkrahësit e klubit dhe në veçanti tifozët ‘Tigrat’, të cilët asnjëherë nuk e lanë klubin vetëm. Uroj që të jeni në Superligë, suksese dhe ju priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.

Beluli për Sportin në KTV ka konfirmuar se interesim për të kanë shprehur disa skuadra nga Superliga e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme