Reali me pagë marramendëse që të “blindojë” Ronaldon

Reali me pagë marramendëse që të “blindojë” Ronaldon

03 janar 2018 20:32

Real Madridi raportohet se ka vendosur t’i ofrojë Cristiano Ronaldos pagë rreth 650 mijë eurosh për javë.

Gjatë pjesë së parë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në La Ligë dhe emri i tij është përmendur për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi ose Paris Saint-Germaini.

Gjithsesi, sipas “Corriere Dello Sport”, Reali mbetet i vendosur për ta mbajtur Ronaldon në Bernabeun dhe është i gatshëm t’ia rrisë pagën në nivel të Lionel Messit e Neymarit.

32-vjeçari ka edhe katër vjet e gjysmë në kontratën aktuale, por Reali shpreson ta bindë të qëndrojë akoma në Spanjë.

Reali aktualisht është 14 pikë prapa liderit Barcelona në tabelën e La Ligës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme