Lemar zgjedh të transferohet te gjiganti anglez

Lemar zgjedh të transferohet te gjiganti anglez

03 janar 2018 16:49

Ylli i Monacos, Thomas Lemar ka zgjedhur që ta vazhdojë karrierën te Liverpooli, duke refuzuar Arsenalin e Manchester Unitedin, raporton Yahoo Sports.

Arsenali në verë ishte shumë afër transferimit të Lemarit, por dështoi që ta transferojë për 95 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke mos lejuar kështu shitjen e Sanchezit te Manchester City.

Edhe Liverpooli kishte shprehur interesim për të gjatë verës, megjithatë interesimi i Barcelonës për Coutinhon ka shtyrë krerët e klubit që të rikthejnë interesimin për yllin francez.

Edhe Unitedi ka shprehur interesim për të, megjithatë Lemar ka vendosur që të bashkohet me skuadrën e Jurgen Kloppit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme