Lamela drejt rikthimit në Serie A

Lamela drejt rikthimit në Serie A

03 janar 2018 16:39

Interi raportohet se dëshiron ta rikthejë në Serie A, Erik Lamelan.

Ish-futbollisti i Romës tani mbron ngjyrat e Tottenhamit, por për shkak të lëndimeve nuk ka arritur të stabilizojë veten në 11-shen startuese, transmeton Koha.net.

Interi synon që ta transferojë atë në formë huazimi në janar në mënyrë që të luajë më tepër.

Ai këtë sezon ka bërë vetëm tetë paraqitje, ndërsa në vetëm dy ndeshje ishte titullar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme