Sport

Arsenali afër transferimit të mbrojtësit grek

Arsenali raportohet se është shumë afër transferimit të mbrojtësit grek Konstantinos Mavropanos nga ekipi PAS Giannina në Greqi.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, javë më parë ka paralajmëruar se do të jetë aktiv në afatin e janarit dhe pritet që transferimi i parë të jetë qendërmbrojtësi Mavropanos.

20-vjeçari ka përfaqësuar Greqinë në grupmoshat U-21 dhe është në formacionin bazë të Gianninas që pozicionohet në vendin e dhjetë në ligën greke.

Një shumë prej 2.2 milionë funteve raportohet se është pranuar nga grekët, derisa mbrojtësi menjëherë do të huazohet, raporton London Evening Standard.

Nëse zyrtarizohet, Mavropanos pritet të huazohet te Werder Bremeni në Gjermani.