Fitorja e vitit – Kosova kundër Estonisë në basketboll

03 janar 2018 09:45

Kosova, përgjithësisht, ka dështuar edhe sivjet në sporte kolektive e sidomos në futboll. Por, janë basketbollistët që këtë vit kanë ofruar emocione krenarie për Kosovën.

Në krye me Dardan Berishën, kombëtarja e Kosovës në basketboll ka arritur që të kalojë fazën e parakualifikimeve për Botërorin Kina 2019, raporton Interaktiv i KTV-së.

Këtë e arritur duke shënuar fitore spektakolare kundër Maqedonisë, dhe në mënyrë vendimtare kundër Estonisë në Prishtinë.

Kosova i humbi të dyja ndeshjet e para kualifikuese, por kalimi i një faze është një arritje e jashtëzakonshme për basketbollin e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme