Loci largohet pas 25 vjetësh nga ekipi që e themeloi

Loci largohet pas 25 vjetësh nga ekipi që e themeloi

03 janar 2018 09:27

Bujar Loci, në pjesën e dytë të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basketboll, do të drejtojë skuadrën e Rahovecit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai me ekipin e Rahovecit ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe këtë e kanë konfirmuar të martën të dyja palët.

Loci, që edicionin e nisi me skuadrën e zemrës - Pejën, përgatitjet për pjesën e dytë të këtij edicioni te Rahoveci do t'i fillojë gjatë kësaj jave.

Për Locin kjo është hera e parë që largohet nga Peja, qoftë si lojtar apo trajner. Ai ka qenë pjesë e klubit prej vitit 1993, kur ishte themeluar dhe ai është një prej themeluesve.

Loci ka pranuar se nuk e ka pasur të lehtë të pranojë ofertën e Rahovecit, por nuk kishte zgjidhje tjetër, duke pasur parasysh se Peja këtë edicion po luan me kadetë dhe juniorë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme