Cityn nuk e ndal as Watfordi në rrugën drejt titullit

Cityn nuk e ndal as Watfordi në rrugën drejt titullit

02 janar 2018 22:52

Manchester City ka vazhduar sigurt në rrugën drejt titullit të Premier Ligës, duke mposhtur Watfordin me rezultat 3 me 1.

Pas barazimit befasues me Crystal Palacen gjatë fundjavës, “Qytetarët” i janë rikthyer fitoreve për të blinduar pozitën e parë.

Golin e parë për Cityn e realizoi Raheem Sterling pa u mbushur një minutë nga fillimi i takimit.

Në minutën e 13 City realizoi golin e dytë përmes një autogoli të shënuar nga Kabasele.

Sergio Aguero u shënua në listën e golashënuesve në minutën e 63, ndërsa golin e nderit për Watfordin e realizoi Andre Gray në minutën e 82.

Me këtë fitore City tubon 62, ndërsa Manchester Unitedi është në pozitën e dytë me 47 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme