Mbrojtësi i Liverpoolit shpallet fajtor për dhunë ndaj të dashurës

Mbrojtësi i Liverpoolit shpallet fajtor për dhunë ndaj të dashurës

02 janar 2018 21:08

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jon Flanagan është shpallur fajtor për dhunë ndaj të dashurës.

25-vjeçari është akuzuar pas incidentit që ka ndodhur në “Duke Street” në Liverpool më 22 dhjetor.

Flanagan është shpallur fajtor për sulm ndaj të dashurës së tij Rachel Wall.

Sulmi ndaj Wallit ishte incizuar në një kamerë sigurie derisa Lionel Greig, avokat, ka thënë se Flanagan më parë nuk kishte shfaqur dhunë ndaj saj.

Ai ka shtuar se çifti në momentin e incidentit ishte në ndikim të alkoolit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme