Wenger i gatshëm të shpenzojë nëse gjen “lojtarë të veçantë”

Wenger i gatshëm të shpenzojë nëse gjen “lojtarë të veçantë”

02 janar 2018 15:32

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i gatshëm të shpenzojë miliona nëse këtë muaj mund të gjejë në treg ndonjë “lojtar të veçantë”.

“Topçinjtë” verës shpenzuan shifër rekord për transferimin e Alexandre Lacazette nga Lyoni, ndërsa klubi është i lidhur me disa transferime.

“Jemi të hapur për çdo pozitë nëse del një lojtarë i veçantë që mund të na forcojë. Kjo varet pak edhe nga lëndimet, dhe varet se kush do t’i menaxhojë zgjatjet e kontratave të lojtarëve që janë në fund të tyre. Varet sepse duhet të bartim pasojat e vendimeve të tilla dhe të përgjigjemi ndaj tyre”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me mundësitë e largimit të Alexis Sanchezit, Mesut Ozilit dhe Jack Wilsheret, Wenger ka thënë se s’ka marrë asnjë kontakt për ta.

Arsenali luan të mërkurën në Emirates ndaj Chelseat pa Sead Kolasinacin, Aaron Ramseyn, Nacho Monrealin e Olivier Giroudin, ndërsa Ozil e Laurent Koscielny do të kenë nga një test në fund.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme