Ronaldo tregon për planet pas pensionimit

Ronaldo tregon për planet pas pensionimit

02 janar 2018 11:01

Cristiano Ronaldo synon të hyjë në biznes pasi të mbyllë karrierën prej futbollisti.

32-vjeçari ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën me Real Madridin.

“Jam i fokusuar tani sepse karriera ime në futboll do të përfundojë një ditë – të gjithë duhet të pensionohemi. E di se ajo ditë do të vijë. Por tani për tani, po e shijoj momentin. Kur të pensionohem duhet të mendoj për një jetë të mirë. Nuk e them për para. Dua të bëj gjëra të ndryshme, për shembull filma. Kam nisur një plan për të ardhmen kur isha 27-28, nisa të përgatitesha”, ka thënë Ronaldo për “Sky Italia”.

“Kam një ekip të mirë, që punon në kompaninë time, që ka nisur të bëjë gjëra të mira për të ardhmen”, ka shtuar portugezi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme