Salah shpallet futbollisti më i mirë arab i vitit 2017

Salah shpallet futbollisti më i mirë arab i vitit 2017

02 janar 2018 10:00

Futbollisti i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah është shpallur Futbollisti më i mirë arab për vitin 2017 të hënën nga një votim i 100 gazetarëve sportivë nga disa shtete arabe.

25-vjeçari Salah ka qenë menjëherë i suksesshëm te Liverpooli që prej kalimit nga Roma, duke shënuar 17 gola në Premier Ligë.

Ai ka ndihmuar Egjiptin që të kualifikohet për Botërorin në Rusi.

Anësori sirian, Omar Khribin, që luan për Al-Hilal, u zgjodh i dyti, ndërsa siriani tjetër Omar Al-Soma që luan për Al Ahlin ishte i treti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme