Sport

Suedezi i bie harmonikës për Kosovën, pasi u përzu nga ajo

Ish-asistenti i përfaqësueses së Kosovës, suedezi Tord Grip, ia kishte kërkuar një nder tashmë ish-seleksionuesit Albert Bunjaki - t'ia dërgonte nëpërmjet postës një CD me himnin e Kosovës, gjë që fare lehtë mund të shkarkohej edhe në "Youtube".

Nuk i kishte treguar se çfarë kishte në plan të bënte me të. Ia kërkoi t'ia niste sa më shpejt, shkruan Koha Ditore.

Dhe Bunjaki e bëri këtë për respekt të mentorit të tij.

Grip po përgatiste një befasi për Përfaqësuesen, ku punoi për një kohë dhe nga e cila u largua pa shumë arsyetime. Nuk i kishte mbetur hatri. Edhe për aq kohë sa punoi te Përfaqësuesja e Kosovës, deshi ta nderonte me diçka unike.

Me të marrë materialin nga Bunjaki, Grip përvoli mëngët dhe nisi të ushtronte çdo ditë me harmonikë derisa i ekzekutoi për mrekulli tingujt e himnit të Kosovës.

Për 79-vjeçarin nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Ai e ka pasion harmonikën që nga mosha e re.

(Më gjerësisht lexoni në numrin special të Kohës Ditore për Vit të ri)