Meraklinjtë e Gjakovës: raki, meze e futboll

Meraklinjtë e Gjakovës: raki, meze e futboll

02 janar 2018 10:21

Mërgim Koca si zakonisht ishte ulur në shkallët e stadiumit të Gjakovës në anën perëndimore dhe po priste fillimin e takimit ndërmjet Vëllaznimit e Gjilanit, gjatë muajit nëntor.

Koca 60-vjeçar kishte ardhur një çerek ore para se të fillonte takimi. Afër tij, një shkallë më poshtë ishin edhe Gëzim Rudi e Xajë Nura. Derisa prisnin fillimin e ndeshjes, herë pas here kthenin kokën nga hyrja e stadiumit, shkruan Koha Ditore.

Muhabeti mes tyre sillej kryesisht rreth ndeshjes që do të niste. Optimizmi nuk mungonte se Vëllaznimi do të fitonte këtë ndeshje ndaj një skuadre si Gjilani, "e specializuar" për barazime.

Derisa lojtarët kishin dalë në fushë dhe po bëheshin gati, prej hyrjes kryesore dy të moshuar me biçikleta u afroheshin shkallëve, ku ishin Mërgimi, Gëzimi e Xaja. Sapo zbritën nga biçikletat, Halim Hoxha e Shaban Morina morën me vete edhe nga një qese që e kishin varë në timonin e biçikletës. Me t'u afruar në vendin ku ishin të tjerët, Mërgimi ua dha nga një karton për t'u ulur mbi të për shkak se moti ishte i ligë dhe një ditë më herët reshjet e para të dëborës kishin mbuluar Kosovën... (Më gjerësisht lexoni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme