Liverpooli fiton në çastet e fundit ndaj Burnleyt

Liverpooli fiton në çastet e fundit ndaj Burnleyt

01 janar 2018 17:52

Liverpooli ka fituar në çastet e fundit ndaj Burnleyt në xhiron e 22-të të Premier Ligës.

Sadio Mane kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 61-të, ndërsa Johan Gudmundsson barazoi gjithçka në minutën e 87-të. Kur pritej që rezultati përfundimtar të ishte 1 me 1, në skenë doli Ragnar Klavan që në minutën e 94-të shënoi për 1 me 2.

Liverpooli mbetet në top katërshe me 44 pikë, aq sa ka Manchester Unitedi që është i treti. Chelsea mbetet i dyti me 45 pikë, e Manchester City i pari me 59.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme