Sport

Benzema mungon tri javë

Vazhdojnë problemet me lëndime te Real Madridi.

Karim Benzema ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë dhe pas kontrolleve mjekësore është konstatuar që ai do të qëndrojë jashtë fushe deri në tri javë, transmeton KP.

Benzema u lëndua në El Clasico përballë Barcelonës e për rrjedhojë do të humbasë ndeshjet e para të vitit të ri.

Francezi do të mungojë ndaj Numancias në Kupën e Mbretit, Celta Vigos në La Liga dhe në dyshim do të jetë për dy sfidat e radhës ndaj Villarrealit e Deportivo La Corunas.