Mourinho i lumtur që skuadra e tij ka gjetur pak pushim në janar

Mourinho i lumtur që skuadra e tij ka gjetur pak pushim në janar

01 janar 2018 17:05

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është shprehur i lumtur që skuadra e tij është eliminuar nga Kupa Carabao pasi i ka hequr disa ndeshje në këtë muaj të ngarkuar.

“Djajtë e Kuqë” ishin mposhtur para Krishtlindjes nga Bristol City 2 me 1 në çerekfinale të Kupës, ndërsa ka ngecur në Premier Ligë me tri barazime në tri ndeshjet e fundit për të rënë në pozitën e tretë.

Mourinho tani thotë se mungesa në këtë kupë i jep më shumë hapësirë për pushim lojtarëve.

“Fakti që nuk do të luajmë në gjysmëfinale të Kupës është gjë e mirë sepse nuk kemi lojtarë që të luajnë dy ndeshje më shumë në janar”, ka thënë ai para ndeshjes me Evertonin të hënën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme