Juventus lejon largimin në huazim të Pjacas

Juventus lejon largimin në huazim të Pjacas

01 janar 2018 15:40

Futbollisti kroat kërkon të shkojë në një skuadër ku do të mund të luajë më shumë.

Marko Pjaca ka marrë lejen që të largohet nga Juventusi gjatë janarit, për të shkuar në një skuadër tjetër si i huazuar.

Reprezentuesi kroat që para pak kohësh është kthyer nga një lëndim i rëndë në gju, e ka shumë të vështirë të gjejë vend në formacionin startues të Juves, transmeton KosovaPress.

Sipas medieve në Itali, janë Schalke dhe Zenit dy skuadrat më të interesuara për lojtarin.

Edhe Juve është pajtuar që më e mira për lojtarin do të ishte po të largohej këto gjashtë muaj dhe të gjejë formën e duhur për të mundur që të luajë me Kroacinë në Kupën e Botës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme