Mesfushori i Schalkes do të transferohet te kampionët e Gjermanisë.
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Leon Goretzkan për transferimin e tij në Allianz Arena pas përfundimit të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata e 22-vjeçarit skadon në verë dhe ai ka zgjedhur të qëndrojë në Bundesligë, ku do t’i bashkohet skuadrës bavareze, transmeton KosovaPress.
Goretzka ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Liverpool, por Bayerni ka kryer punën i pari duke siguruar lojtarin për sezonin tjetër.
Mesfushori i Schalkes ka qenë ndër më meritorët në triumfin e Gjermanisë në Kupën e Konfederatave vitin që sapo lamë pas, kurse pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në Rusi.