Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pezullohet mbrojtësi i Man. Unitedit

Ashley Young, autor i një goditje të ashpër ndaj Dusan Tadic, të shtunën në ndeshjen barazim të Manchester United ndaj Southampton (0-0), është pezulluar me tre javë për Red Devils, bëri të ditur Federata Angleze e Futbollit (FA).

“Ashley Young është pezulluar për tre ndeshjet e ardhshme të Manchester United pas ndërhyrjes së ashpër ndaj një kundërshtari”, saktësoi FA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërhyrja e Young ndaj Tadic është dalluar “pas pamjeve të videos”.

Mbrojtësi anësor 32-vjeçar, te Manchester United që nga viti 2011 nga Aston Villa, është bashkuar në nëntor me seleksionin e Anglisë pas katër vjet mungese.