Sport

Fitojnë 89-shi dhe Besa, barazojnë Ferizaj me Lirinë

Lideri i tabelës në Superligën e Kosovës, Trepça ’89, ka mposhtur rivalin lokal Trepçën me rezultat të thellë 6 me 1 në xhiron e 22-të të sezonit.

89-shi dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe fitoren e vendosi qysh në pjesën e parë me tre gola të shënuar. Fiton Hajdari (8’), Shpëtim Idrizi (30’), Oto John (41’), Florent Hasani (61’, 85’) dhe Rron Broja (69’) shënuan për fitoren e thellë te Trepçës ’89, kurse, golin e nderit për ‘xehetarët’ e realizoi Enis Zaberxha (71’).

Ndërkohë, Besa e Pejës ka vazhduar serinë e fitoreve. Pejanët sot në udhëtim mundën Gjilanin e Arbnor Morinës, me rezultat 0-1. Xhevdet Shabani (83’) ka shënuar golin e fitores së Besës.

Ndërkaq, Ferizaj dhe Liria kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, në një sfidë të rëndësishme për të dy skuadrat në garën për mbijetesë.

Superliga – Xhiro 22

Rezultatet

Gjilani – Besa 0-1

Trepça ’89 – Trepça 6-1

Ferizaj – Liria 0-0

Dje

Feronikeli – Hajvalia 6-1

Prishtina – Drita 0-1

Drenica – Llapi 2-0

Tabela:

1.Trepça ’89 54

2.Feronikeli 48

3.Prishtina 42

4.Llapi 40

5.Besa 37

6.Gjilani 30

7.Drenica 25

8.Liria 25

9.Drita 21

10.Ferizaj 21

11.Trepça 13

12.Hajvalia 7