Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guardiola jep detaje për lëndimet e Jesusit dhe De Bruynes

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë detajet e para sa i përket lëndimeve të Gabriel Jesusit dhe Kevin De Bruynes.

Dy futbollistët u lënduan në përballjen ndaj Crystal Palacet, e cila u mbyll me rezultatin 0 me 0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Braziliani u largua në lot në minutën e 23-të pasi rrëshqiti dhe lëndoi gjurin, ndërsa De Bruyne pati lëndim pas një ndërhyrjeje nga Jason Puncheon.

“Gabriel Jesus është lënduar. Ai do të jetë për një ose dy muaj jashtë. Me Kevinin ishim me fat. Nuk e di çka ndodhi me të. Ishim me fat në të kaluarën. Por nuk e di çka do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Guardiola për “BT Sport”.