City ndalet nga Crystal Palace Foto: Reuters

City ndalet nga Crystal Palace

31 dhjetor 2017 15:00

Skuadra lidere e Premier Ligës, Manchester City, është ndalur në udhëtim te Crystal Palace me një barazim 0-0.

Ndonëse statistikat i kishin të gjitha në anën e vet, djemtë e Pep Guardiolas nuk ia dolën që të shënojnë në portën e Hennesseyt i cili bëri disa pritje të mira.

Ishte mundësia më e mirë e vendësve në minutat shtesë kur Zaha nxori një penalti, por të cilën Milivojevic nuk ia doli ta konkretizonte në gol.

Me këtë barazim, City sërish mbetet në krye të tabelës me 59 pikë nga 21 ndeshje, nga të cilat 19 i ka fitore dhe vetëm 2 barazime me këtë të sotmin.

Ndërsa Palace është në pozitën e 17 me 19 pikë të tubuara nga 21 ndeshje dhe është vetëm një pikë larg zonës që rrezikon të bie nga liga.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme