Nike ‘zbulon’ kalimin e Coutinhos në Barcelonë

Nike ‘zbulon’ kalimin e Coutinhos në Barcelonë

31 dhjetor 2017 13:58

Prodhuesi i fanellave të Barcelonës, Nike, ka reklamuar fanellat e klubit me emrin e organizatorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, në pjesën e prapme.

Coutinho ka qenë cak i disa tentimeve të dështuara të Barcelonës gjatë verës dhe ka qenë i lidhur për një kalim tek klubi në janar, transmeton Koha.net.

Një postim, që më vonë u fshi, në uebfaqen e Nike-s, shkruan: “Philippe Coutinho është gati të ndezë Camp Noun”.

Image

Braziliani 25 vjeç sponsorizohet nga Nike dhe mbath këpucët e tyre.

Coutinho, që nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me klubin në fillim të vitit 2017, startoi nga fillimi në fitoren 2-1 ndaj Leicester City të shtunën dhe ka gjashtë gola të shënuar në shtatë ndeshjet e kaluara për Liverpoolin.

Klubi nga Anfield ka refuzuar ofertat prej 72, gjegjësisht 90 milionë funte dhe një tjetër në vlerë prej 114 milionë funtesh para mbylljes së afatit kalimtar të verës në Spanjë, që u mbyll një ditë më vonë se në Angli.

“Nuk e di të ardhmen”, ka thënë Coutinho në dhjetor.

“Çfarë do të ndodhë në janar, do ta marrim vesh në janar. Nuk e di a do të ketë ofertë.

BBC ka kontaktuar me Nike dhe Barcelonën për të komentuar rastin, por asnjë nuk kanë qenë të gatshëm të komentojnë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme