Allegri: 2017-a na ka dhënë shumë kënaqësi Foto: Reuters

Allegri: 2017-a na ka dhënë shumë kënaqësi

31 dhjetor 2017 12:21

Juventusi vitin 2017 e mbylli me fitore.

Kampionët e Italisë mbrëmë mundën Veronan (1-3), dhe këtë vit e mbylli në pozitën e dytë në Seria A me 47 pikë, një më pak se lideri i tabelës, Napoli, transmeton ksp.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri përmes një postimi në Twitter ka dhënë mesazhin e tij për fundvit. Ai ka thënë se ky vit që është në ikje i ka dhënë shumë kënaqësi atij dhe skuadrës së tij.

“Ne ju përshëndesim me një fitore në fundvit. Viti 2017 na ka dhënë shumë kënaqësi. Gëzuar 2018-a për të gjithë ata që e duan sportin dhe që vuajnë çdo fundjavë për ekipet e tyre”, ka shkruar Allegri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme