Spalletti synon Pastoren e Deulofeun Foto: Reuters

Spalletti synon Pastoren e Deulofeun

31 dhjetor 2017 11:48

Interi nuk e ka ulur interesimin për mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan.

Sipas mediave italiane, trajneri i ‘Nerazurëve’ është duke i monitoruar disa mesfushorë përfshirë këtu edhe Javier Pastoren e PSG-së dhe Gerard Deulofeun e Barcelonës.

Mkhitaryan ishte i lidhur me transferimin tek zikaltrit e Italisë, por duket se Luciano Spalletti e ka ‘harruar’ ish-futbollistin e Borussia Dormundit dhe është fokusuar tek Pastore dhe Deulofeu, transmeton KosovaPress.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio pak ditë më parë duke folur për mundësinë e transferimit te Pastores kishte deklaruar: “Ne duhet ta kuptojmë se çfarë dëshiron të bëjë Paris Saint-Germain”.

“Ai do të ishte një lojtar i rëndësishëm. Ne jemi të kënaqur që Interi e sheh si një mundësi, por është herët të flasim për gjera të tilla”, tha Ausilio.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme