Liverpool e Arsenal, gati 100 milionë euro për yllin e Monacos Foto: Reuters

Liverpool e Arsenal, gati 100 milionë euro për yllin e Monacos

31 dhjetor 2017 11:37

Dy klubet e mëdha angleze, Liverpool dhe Arsenal nuk kanë hequr dorë nga ylli i Monacos, Thomas Lemar.

Sipas mediave britanike, ‘The Reds’ dhe ‘Topçinjtë’ janë duke bërë garë të ashpër për Lemarin, transmeton KosovaPress.

Liverpool dhe Arsenal thuhet se janë të gatshëm të investojnë rreth 100 milionë euro për asin e Monacos.

Të dy klubet angleze, raportohet se do të mundohen që në muajin janar ta transferojnë Lemarin, edhe pse Monaco do të insistojë që lojtarin të mos e shesë, të paktën jo deri në verën që vjen.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme