Sport

Guardiola në sulm për përforcime të reja

Descriptive Text

Pavarësisht se Manchester City ka diferencë të madh të pikëve me skuadrat që synojnë titullin e kampionit, megjithatë, trajneri Pep Guardiola dëshiron përforcime të reja në skuadër.

Sipas mediave britanike, strategu spanjoll është hedhur në sulm për Jonny Evans të West BromWich dhe Inigo Martinez të Real Sociedad, transmeton KosovaPress.

Guardiola raportohet se ka kërkuar nga krerët e klubit që të shikojnë mundësinë për transferimin e Evenasit dhe Martinezit.